UBT News

Itali, gjobë deri 1000 euro kush gjendet pa green pass në ambientet e mbyllura

Edhe pak orë na ndajnë e Italia aktivizon sistemin e përdorimit të certifikatës jeshile për të hyrë në ambiente të mbyllura në lokale, restorante, muze, kinema, palestra, pishina, evente kulturore e sportive, ceremoni fetare e civile etj.

Prej datës 6 gusht me vendim të qeverisë italiane, Green Pass-i bëhet i detyrueshëm për të hyrë në struktura publike, qendra shëndetësore e rezidenciale, e për të udhëtuar në Evropë.

Green Pass është një certifikatë jeshile që lëshohet nga Ministria Italiane e Shëndetësisë pas kryerjes së dy dozave të vaksinës anti Covid.

Mund të merret me një afat kohor të limituar dhe pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës e që hyn në fuqi 14 ditë pas saj e deri në kryerjen e dozës së dytë.

Por me hyrjen në fuqi të kësaj mase të re, aktivizohet dhe sistemi i detyruar i kontrollit për të verifikuar vlefshmërinë e autenticitetin e certifikatës jeshile.

Në rast se kjo nuk kryhet janë parashikuar gjoba të kripura si për pronarët e bizneseve ashtu dhe për qytetarët.

Prej datës 6 gusht në Itali bëhet aktiv dhe sistemi i verifikimit të Green Pass përmes një aplikacioni të vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë. 

Exit mobile version