UBT News

Itali – Angli do të jetë finalja e Euro 2020

Do të jetë Anglia kundërshtari i Italisë në finalen e Kampionatit Evropian Euro 2020 pasi ata kanë triumfuar ndaj Danimarkës me rezultat 2-1 në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Wembley”.

Danezët kaluan të parët në epërsi pas 30 minutave lojë kur Damsgaard realizoi një gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë, por shifrat në 1-1 i barazoi Kjaer nëntë minuta më vonë dukë shënuar në portën e skuadrës së tij.

Në pjesën e dytë të dy skuadra i patën disa raste të mira për shënim por pas 90 minutave të rregullat lojë rezultati mbeti i pa ndryshuar dhe ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Në vazhdimin e parë Anglia e gjeti golin e avantazhit 2-1 kur në minutën e 104’ u akordua penallti të cilën e ekzekutoi kapiteni Harry Kane. Gjuajtja e tij u mbrojt fillimisht nga portieri Schmeihel por Kane përfitoi nga topi i kthyer dhe realizoi golin e epërsisë.

Deri në fund të ndeshjes Danimarka nuk e pati fuqinë për ta ndryshuar rezultatin dhe kështu Anglia kaloi në finale të këtij kompeticioni të madh evropian.

Në finale, Anglia do të ballafaqohet me Italinë e Roberto Mancinit në Wembley të dielën me 11 korrik me fillim nga ora 21:00.

Exit mobile version