Kosova do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme sportive ndërkombëtare, pasi më 13 dhe 14 qershor 2026 në Istog do të mbahet turneu “Kosovo 7’s 2026”, në kuadër të Rugby Europe Sevens Conference 2.
Ndeshjet do të zhvillohen në Stadiumin “Demush Mavraj”, ku kombëtare të ndryshme do të garojnë gjatë dy ditëve për rezultate sa më të mira në këtë kompeticion evropian të ragbit.
Organizatorët premtojnë ndeshje dinamike, ritëm të lartë loje dhe një atmosferë të veçantë sportive, duke e shndërruar Istogun në qendrën e ragbit evropian gjatë fundjavës së ardhshme.
Përmes këtij eventi, Kosova vazhdon të dëshmojë aftësinë e saj për organizimin e garave ndërkombëtare, ndërsa tifozët do të kenë mundësinë të mbështesin nga afër përfaqësuesen e vendit në arenën ndërkombëtare.
Federata e Ragbit e Kosovës ka ftuar sportdashësit, tifozët dhe komunitetin e ragbit që të jenë pjesë e kësaj feste sportive dhe të përkrahin Kosovën në ndeshjet që do të zhvillohen në shtëpi.
Hyrja për të gjitha ndeshjet do të jetë falas për publikun.
