UBT News

Issey Miyake: Disenjatori revolucionar japonez vdes në moshën 84-vjeçare

Dizajneri revolucionar japonez i modës Issey Miyake ka vdekur në moshën 84-vjeçare, ka njoftuar kompania e tij.

I njohur për stilet dhe parfumet e tij inovative, Miyake ndërtoi një markë globale të modës.

Ai ishte i njohur për eksperimentimin me teknikat tradicionale dhe moderne gjatë karrierës së tij prej më shumë se 50 vjeçare.

Miyake vdiq nga kanceri në mëlçi të premten, raportojnë mediat japoneze./UBTNews/

Exit mobile version