Dizajneri revolucionar japonez i modës Issey Miyake ka vdekur në moshën 84-vjeçare, ka njoftuar kompania e tij.
I njohur për stilet dhe parfumet e tij inovative, Miyake ndërtoi një markë globale të modës.
Ai ishte i njohur për eksperimentimin me teknikat tradicionale dhe moderne gjatë karrierës së tij prej më shumë se 50 vjeçare.
Miyake vdiq nga kanceri në mëlçi të premten, raportojnë mediat japoneze./UBTNews/