Trajneri kosovar, Ismet Munishi, e ka konfirmuar kalimin e tij te skuadra e Prishtinës, përmes llogarisë së tij zyrtare në “Facebook”.
Munishi ka ndërruar foton e tij zyrtare, ku tani në profilin e tij figuron emblema e “Plisave”, që është tifo-grupi përkrahës i klubit FC Prishtina.

Ende pa u konfirmuar nga vetë klubi, Munishi tani do të jetë trajneri i ri i prishtinasve për sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës.