UBT News

Ismaili-Haxhiut: Ikni demagogjisë, do të ndërrohesh edhe ti si krejt ministrat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për propozimin e emërimit të Albert Zogaj për emërim të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës. Ismaili i ka përmendur edhe se kandidati Zogaj ka tetë funksione.

“Mund t’i thirrini ata që ju mendoni që janë më të mirë, mirëpo sesi i ke vendos, çfarë kriteri e metodologjie mendoj se fakti që po e kërkon voton është mirë me tregu për bazën e cilit kriter ke vendosur. Ajo që vërejt është se keni person me tetë funksione që i ka. Nuk kemi nevojë për supermena por me njerëz që e kryejnë punë me ndershmëri”, tha Ismaili.

Ismaili i tha Haxhiut që t’i ikin demagogjisë kur është çështja e rëndësisë jetike duke i thënë se duke përmendur reformën për uljen e pagave prej 15 euro në 7 euro e bënë atë të duket si drejtoreshë e administratës për pagesa të ofiçarisë.

Exit mobile version