UBT News

Islandë: Vazhdon operacioni i shpëtimit pas zhdukjes së aeroplanit turistik në Islandë

Ekipet e shpëtimit në Islandë janë duke kërkuar për një aeroplan të vogël turistik që mendohet se është rrëzuar gjatë një udhëtimi turistik, përcjell UBT News.

Avioni mendohet të jetë rrëzuar në zonën e Parkut Kombëtar Thingvellir, 50 kilometra në lindje të kryeqytetit Reykjavik.

Avioni Cessna C172 mbante një pilot vendas, si dhe tre turistë nga Shtetet e Bashkuara, Holanda dhe Belgjika.

Më shumë se 500 anëtarë të organizatës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Islandës, së bashku me varka, zhytës dhe dy helikopterë të Rojës Bregdetare Islandeze, janë përfshirë në kërkim.

Avioni u ngrit nga aeroporti i brendshëm në Reykjavik për një turne të planifikuar dy-orësh.

Ai kontaktoi për herë të fundit me autoritetet e aviacionit rreth një orë më vonë, thanë autoritetet, duke shtuar se ata nuk morën asnjë sinjal shqetësimi.

Zyrtarët thanë se avioni mund të jetë rrëzuar mbi Parkun Kombëtar Thingvellir, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që përmban liqenin e dytë më të madh të Islandës./UBTNews/

Exit mobile version