UBT News

Islanda ngrit nivelin e alarmit për vullkanin më aktiv të vendit

Islanda ka ngritur nivelin e alarmit se mund të shpërthejë vullkani më aktiv i vendit, Grímsvötn, pas disa tërmeteve të fundit, transmeton UBT News.

Autoritetet thanë të hënën se një nga tërmetet aty pranë u regjistrua me magnitudë 3.6 ballë.

Por edhe pse aktiviteti sizmik ishte rritur, zyrtarët thonë se nuk kanë zbuluar asnjë lëkundje që të ketë shkaktuar një rritje të magmës nëntokësore.

Vullkani shpërtheu për herë të fundit në vitin 2011, duke gjeneruar një re të madhe hiri që ndërpreu pjesërisht trafikun ajror në të gjithë Evropën dhe anuloi 900 fluturime.

Megjithatë, shpërthimi ishte shumë më pak i rëndë se vullkani Eyjafjallajökull në vitin 2010, i cili anuloi 100,000 fluturime dhe bllokoi dhjetë milionë pasagjerë.

Vullkani Grímsvötn ndodhet në një zonë të pabanuar dhe të paarritshme në qendër të Islandës, nën një akullnajë të madhe.

Të hënën, Zyra Meteorologjike Islandeze (IMO) ngriti nivelin e alarmit në “portokalli” për shkak të “aktivitetit të lartë sizmik”.

Një paralajmërim i nivelit “të kuq” do të thotë se një shpërthim është i afërt dhe emetimi i hirit vullkanik ka të ngjarë të prishë trafikun ajror./UBTNews/

Exit mobile version