“Ndihem shumë mirënjohëse që kam rënë në dashuri me dikë kaq argëtues”, tha aktorja për lidhjen e saj 20-vjeçare me bashkëshortin Sacha Baron Cohen, përcjell UBT News.
Fisher, e cili ndan tre fëmijë me Cohen tha për Page Six se shtëpia e tyre “është padyshim e mbushur me të qeshura”.
Aktorja është gjithashtu pjesë e filmit të animuar – i cili është shfaqur për herë të parë më 3 dhjetor në Australi – “Back to the Outback”, ku luan personazhin e Maddie, një gjarpër, e cila zbulon se vjen nga një racë shumë helmuese dhe është një nga gjarpërinjtë më të rrezikshëm në botë.
“Isha shumë e emocionuar të merrja pjesë në një film ku ne po lartësojmë krijesat më vdekjeprurëse të Australisë – duke përfshirë kafshët që njerëzit zakonisht nuk i konsiderojnë të adhurueshme – dhe [me këtë rast] u japim atyre një shans për të dëgjuar historitë e tyre”, shpjegoi ajo.
Fisher është gjithashtu e zënë tani duke mbikëqyrur përshtatjen e serisë së saj të librave për fëmijë “Marge in Charge” në një seri të animuar./UBTNews/