UBT News

Ishte pa skuadër prej dhjetorit, Prishtina transferon ish-lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë

Skuadra e Prishtinës bëri goditjen e radhës sa i përket transferimeve. Kryeqytetasit shtuan në radhët e tyre ish-lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë, Sidrit Gurin. 30-vjeçari shkodran ishte pa skuadër që nga 14 dhjetori i vitit të kaluar kur i dha fund aventurës me Citta di Varese-n në kategorinë e katërt në Itali.

Qendërsulmuesi shtatlartë do të riniset nga Albi Mall Superliga, me synimin për të rigjetur formën më të mirë dhe për të ndihmuar Prishtinën në realizimin e objektivave deri në fund të sezonit.

Debutimi me kombëtaren kuqezi erdhi në majin e vitit 2018, por më pas karriera e tij pësoi rënie.

Guri kishte një karrierë të pasur ku filloi te Vllaznia e Shkodrës, më pas te Besa, Kastrioti, Korabi në Shqipëri.

Ndërkohë që ka veshur edhe fanellat e Oostendes në kampionatin elitar belg, Shkëndisë së Tetovës në Maqedoninë e Veriut dhe Istanbulspor në Turqi.

Sezoni i cili vlen për t’u përmendur është ai i edicionit 17/18 me Kukësin, ku në 34 paraqitje shënoi plot 20 gola dhe asistoi gjashtë here. Ndërkaq edhe ai 21/22 me Shkendijen e Tetovës ku gjatë 24 ndeshjeve arriti ta ndalte dhjetë herë topin në rrjetë dhe te asistonte në tri gola. Kurse në aventuren e fundit në Itali ai shënoi vetëm një here në nëntë ndeshje./UBTNews/

Exit mobile version