Këngëtarja e njohur Elvana Gjata po korr një sukses mjaft të madh në muzikë, këngët e saj kthehen direkt në hit dhe është mjaft e pëlqyer si nga publiku shqiptar dhe jashtë kufijve. Ajo ka publikuar edhe albumin “Çelu”, ku u prit mjaft mirë dhe pati sukses.
Së fundmi Elvana ka qenë në një koncert dhe sapo ka hapur derën e dhomës ku qëndronte, për të shkuar në skenë, dera u shemb dhe u rrëzua në tokë, ku këngëtarja ka shpëtuar mirë dhe pa asnjë lëndim.
Ajo mbetet e habitur dhe këtë moment të filmuar e ka hedhur në rrjetet sociale, ku shkruan: Dera left the chat”.
Nuk e dimë nëse ky incident ka ndodhur vërtet apo ishte bërë me paramendim nga këngëtarja, por e rëndësishme është që ajo ka shpëtuar pa asnjë dëmtim të vogël. /tvklan.al
https://www.instagram.com/reel/CSHLkaNAZ0N/?utm_source=ig_web_copy_link