Braziliani Eder Militao që nga muaji gusht ishte larg fushës për shkak të një lëndimi që pësoi në një ndeshje kundër Athletic Bilbaos. Ai pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë.
26-vjeçari brazilian u rikthye sot në stërvitje me grupin dhe nga ndeshja e ardhshme Ancelotti do të mund të llogarisë në shërbimet e lojtarit, për pjesën e mbetur të sezonit.
Edhe pse ai sot është rikthyer në stërvitje, mbetet të shihet nëse trajneri italian e konsideron të gatshëm atë për ndeshjen e radhës ndaj Osasunës, e cila do të luhet të shtunën me fillim nga ora 16:15.
“I lumtur që u ktheva”, u shpreh Militao përmes rrjeteve sociale pas përfshirjes së të tij në stërvitje me grupin.
Këtë sezon me Realin e Madridit, qendërmbrojtësi brazilian luajti vetëm 50 minuta në ndeshjet e para pak para se të pësonte dëmtimin e rëndë./UBTNews/