UBT News

​Klopp i jep lamtumirëm Diogo Jotas: Ishte një mik i shkëlqyer

Diogo Jota, sulmuesi i Liverpool-it dhe kombëtares portugeze, humbi jetën së bashku me vëllanë e tij, Andre Jota, në një aksident tragjik automobilistik në provincën spanjolle të Zamorës. Ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të së hënës ka lënë të tronditur jo vetëm familjarët, por edhe bashkëlojtarët, tifozët dhe figura të njohura të futbollit ndërkombëtar.

Mes shumë mesazheve prekëse që kanë mbërritur nga bota e sportit, bie në sy edhe ai i ish-trajnerit të Liverpool-it, Jurgen Klopp, i cili nuk i fshehu dot emocionet e forta në një reagim prekës. Klopp ishte personi i cili kërkoi që Jota t’i bashkohej Liverpool në vitin 2020, ku ai ishte vetëm 23-vjeç.

Ky është një moment ku unë kam vështirësi! Duhet të ketë një qëllim më të madh, por unë nuk mund ta shoh! Jam i trishtuar kur dëgjova për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij, Andres. Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur e i kujdesshëm. Do të na mungosh shumë,”- shkroi Klopp në një postim emocional në Instagram.

Në fund të mesazhit, tekniku gjerman përcolli ngushëllimet më të thella për familjen e ish-sulmuesit të Liverpool-it:

“Të gjitha lutjet, mendimet dhe fuqia ime për Ruten, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i deshën! Pusho në paqe – Me dashuri, J.”

Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre, humbën jetën pasi automjeti tip Lamborghini me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një objekt, për të shpërthyer më pas në flakë.

Exit mobile version