UBT News

Ish-zyrtarëve të Trumpit në bordet ushtarake u thuhet të jepin dorëheqje ose do të shkarkohen

Administrata e Biden u ka thënë 11 zyrtarëve të emëruar në bordet këshilluese të akademisë së shërbimit ushtarak nga ish-Presidenti Donald Trump që të japin dorëheqjen ose të shkarkohen, raporton CNN, transmeton UBT News.

Zyrtarët e kërkuar për të dhënë dorëheqjen përfshijnë ish-zyrtarë të shquar të Donald Trump, si ish-sekretari i shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Sean Spicer, ish-këshilltarja e lartë e Presidentit, Kellyanne Conway dhe ish-këshilltari i sigurisë kombëtarem H.R. McMaster.

Ata u emëruan përkatësisht në bordet këshilluese të Akademisë Detare, Akademisë së Forcave Ajrore dhe West Point.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, të mërkurën pasdite konfirmoi se kërkesa ishte bërë, përcjell UBT News.

“Objektivi i Presidentit [Joe Biden] është ai i çdo presidenti – të sigurohet që ju keni kandidatë dhe njerëz që shërbejnë në këto borde, të cilët janë të kualifikuar për të shërbyer në to dhe të cilët janë në linjë me vlerat tuaja. Dhe kështu po, kjo ishte një kërkesë që u bë”, Psaki u tha gazetarëve në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.

Të emëruar të tjerë që u është kërkuar të japin dorëheqjen janë Michael Wynne, i cili u emërua në bordin e Akademisë së Forcave Ajrore; Gjeneralët në pension John Keane, Meaghan Mobbs dhe David Urban të emëruar në bordin e West Point; Russell Vought, ish-drejtori i Trump në Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit, të emëruar në bordin e Akademisë Detare.

Shkarkimi i zyrtarëve të Trump nga bordet këshilluese ushtarake vjen pasi Pentagoni kohët e fundit ka rifilluar bordet e tjera këshilluese pasi ka hequr qindra të emëruar nga bordet e tjera në muajin shkurt./UBTNews

Exit mobile version