Skuadra angleze Watford e bëri mbrëmë zyrtare shkarkimin e trajnerit italian, Claudio Ranieri.
Ranieri mori drejtimin e Watford vitin e kaluar në muajin tetor, kurse gjatë aventurës me skuadrën angleze regjistroi rezultate negative, respektivisht 10 humbje në 13 ndeshje.
Tani raportohet se drejtimin e skuadrës do ta marrë trajneri Roy Hodgson, i cili në të kaluarën kishte qenë trajner i skuadrave si Blackburn, Liverpool dhe Crystal Palace.
Krerët e Watford janë në bisedime që ta emërojnë Hodgson si trajner gjatë orëve në vazhdim, ku marrëveshja mes dy palëve është në fazat finale.
Hodgson u largua në fund të sezonit të kaluar nga Crystal Palace, ku edhe besohej se do të ishte detyra e tij e fundit si trajner, por tani trajneri anglez do të rikthehet përsëri në Premier Ligën angleze.