Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone do të dalë në gjyq të hënën në Mbretërinë e Bashkuar nën dyshimet për mashtrim tatimor.
91-vjeçari akuzohet se nuk ka deklaruar 400 milionë euro pasuri jashtë shtetit. Ai i ka mohuar akuzat.
Prokurorët pretendojnë se Ecclestone paraqiti në mënyrë të rreme pasurinë e tij midis korrikut të vitit 2013 dhe tetorit të vitit 2016, kur zyrtarët britanikë të taksave kryen një hetim mbarëbotëror për financat e tij./UBTNews/