Ish-princesha e Japonisë, Mako, zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj, Kei Komuro, pasi u largua nga familja mbretërore.
Çifti që u martua muajin e kaluar, u pa në Aeroportin e Tokios mëngjesin e së dielës. Ata do të jetojnë në një apartment me qira.

Sipas ligjit japonez, femrat e familjes perandorake humbasin statusin e tyre pas martesës me “një të zakonshëm”.
Çifti u përball me një sërë akuzash muajin e kaluar, kur mediat japoneze raportuan se Komuro dështoi ta kalonte provimin e jurisprudencës në shtetin e New York-ut. Avokatët e mundshëm duhet të kalojnë testet për ta praktikuar avokatinë në këtë shtet. Komuro aktualisht punon si nëpunës ligjor./UBTNews