Për herë të parë, pas 25 vitesh, ish-presidenti amerikan Donald Trump nuk është më një nga njerëzit më të pasur në SHBA.
Manjati nuk është pjesë e listës së ‘Forbes400’, e cila rendit amerikanët më të pasur në SHBA.
Trump u bë pjesë e listës në vitin 1997 dhe ka patur një pozicion të qëndrueshëm deri në vitin 2016.
Por çfarë ndodhi më pas?
Rënia e tij nisi pikërisht në vitin kur Trump fitoi presidencën amerikane. Një rënie e qëndrueshme për 5 vite dhe deri me sot, kur mbetet jashtë listës së më të pasurve.
Sot pasuritë e ish-manjatit janë 2.5 miliardë dollarë, por Trump duhet ta shoh fajtorin tek vetja.
Gjatë pandemisë, aksionet e teknologjisë, kriptovalutat, tregjet më pak tradicionale lulëzuan dhe e kundërta ndodhi me pasuritë e patundshme, të Donald Trump.
Në realitet, ai duhet të kishte shfrytëzuar rastin pesë vjet më parë, kur zyrtarët federalë të etikës i kërkuan që ai të konvertonte pasuritë e tij.
Një mundësi për të riinvestuar, diversifikuar pasuritë dhe në të njëjtën kohë për të marrë pozicione larg konfliktit të interesit.
Por Trump tha jo, dhe mbajti asetet që në atë kohë kishin vlerën 3.5 miliardë dollarë.
Llogaritjet të çojnë në një rezultat: nëse Trump do të kishte shitur pronat e tij të pasurive të patundshme, sot pasuritë e tij do të ishin 7 miliardë dollarë.
Ish-presidenti do të ishte 80% më i pasur se tani.