Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është thirrur për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni mbi ngjarjet e 21 janarit 2011.
Për të njëjtën çështje, më herët janë marrë në pyetje edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre në kuadër të hetimeve të rihapura.
Ngjarjet e 21 janarit mbeten një nga episodet më të rëndësishme politike në Shqipëri, kur gjatë protestës së organizuar nga Partia Socialiste u vranë katër qytetarë, duke shkaktuar debate dhe kërkesa të vazhdueshme për drejtësi.
SPAK po vijon me marrjen e dëshmive dhe procedurat hetimore për të zbardhur përgjegjësitë institucionale dhe individuale të asaj dite.
