Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka mbështetur publikisht referendumet në republikat e vetëshpallura të Donbasit për bashkim me Rusinë.
“Referendumet në Donbas kanë një rëndësi të madhe jo vetëm për mbrojtjen sistematike të banorëve të LPR (Republika Popullore e Luhansk) dhe DPR (Republika Popullore e Donetskut) dhe territoreve të tjera të çliruara, por edhe për rivendosjen e drejtësisë historike”, tha Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë.
Ai shtoi se sapo republikat të integrohen në Federatën Ruse “asnjë udhëheqës i ardhshëm i Rusisë, asnjë zyrtar nuk do të arrijë t’i ndryshojë këto vendime”./UBTNews/