UBT News

Ish-presidenti i Hondurasit do të ekstradohet në SHBA nën akuzat për trafik droge

Gjykata e Lartë e Hondurasit autorizoi të hënën ekstradimin e ish-presidentit Juan Orlando Hernandez në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat për trafik droge, përcjell UBT News.

Hernandez mund të përballet me një dënim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Ish-vëllai i tij kongresmen, Tony Hernandez u dënua me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara në mars të vitit 2021 për trafik droge.

Pikërisht gjatë atij gjyqi, ish-presidenti u implikua në tregtinë e paligjshme.

Hernandez, i cili mbajti detyrën nga viti 2014 deri në vitin 2022, akuzohet se ka lehtësuar kontrabandën e rreth 500 tonë droge – kryesisht nga Kolumbia dhe Venezuela – në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Hondurasit që nga viti 2004.

Prokurorët amerikanë kanë pretenduar se ai ka marrë miliona dollarë nga trafikantët e drogës për mbrojtje – duke përfshirë nga “narko-mbreti” meksikan, Joaquin “El Chapo” Guzman.

Hernandez u arrestua në mes të shkurtit, më pak se një muaj pasi u largua nga presidenca, pas një kërkese amerikane për ekstradim.

Hernandez këmbënguli se ai është viktimë e “një hakmarrjeje nga kartelet”./UBTNews/

Exit mobile version