Ish-portieri i Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas fshiu një postim në Twitter ku shkroi se është homoseksual – duke thënë se llogaria e tij iu hakua.
Casillas shkroi në Twitter në spanjisht: “Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual”.
Postimi qëndroi në Twitter për më shumë se një orë para se të fshihej.
Casillas më vonë shkroi në Twitter: “Llogaria m’u hakua. Për fat të mirë gjithçka në rregull. Kërkoj ndjesë për të gjithë ndjekësit e mi. Natyrisht, i kërkoj ndjesë edhe komunitetit LGBT”.
Casillas u nda nga ish-bashkëshortja e tij, Sara Carbonero marsin e kaluar. Ata kanë dy fëmijë./UBTNews/