Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Aliu po intervistohet në lidhje me një rast të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte ministër në Qeverinë Kurti, pozitë të cilën e mbajti deri në gusht të vitit 2025, kur dha dorëheqje.
Procesi i intervistimit po vazhdon prej më shumë se tri orësh. Aktualisht, Aliu ushtron pozitën e drejtorit të Portit të Durrësit në Shqipëri. /Kosova Press/
