UBT News

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit flet për Neymar: Do të isha i zhgënjyer po të isha në vendin e tij

Paaftësia e Neymarit për ta menaxhuar jetën e tij më mirë i ka kushtuar atij me Topin e Artë, ka thënë ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Fabio Aurelio.

Ylli i Paris Saint-Germain njihet si njëri nga futbollistët më të mirë në botën e futbollit, ku ka fituar tituj të shumtë me skuadrat si Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

Por, pavarësisht këtyre trofeve me Barçën e PSG-në, e po ashtu me ekipin e tij të parë, Santos, dhe duke iu afruar rekordit të 77 golave të Peles për Kombëtaren e Brazilit, Fabio Aurelio mendon që 30 vjeçari është ende i aftë për të arritur gjëra të tjera.

“Gjithmonë e them që do të isha tejet i zhgënjyer nëse do të isha ai. Ambiciet që ai ka, kualitetin dhe talentin, dhe fakti që nuk e ka fituar kurrë Topin e Artë është gjë jo e mirë. Ai posedon të gjitha gjërat për ta fituar atë, por nuk e di se çare ndodhi. Ndoshta disa gjëra janë më të rëndësishme për të se sa futbolli”, tha Aurelio.

“Atij i duhet të qëndrojë larg atyre gjërave, sepse është i aftë për të bërë gjëra fantastike. Ndoshta tani, në moshën që e ka, nëse nuk e shikon vetën, çdo gjë mund të kthehet dhe të pushtojë ty”, tha më tej ish-mbrojtësi i Liverpoolit.

Aurelio në të kaluarën ka fituar dy tituj të La Ligas me skuadrën e Valencias dhe ka arritur të bëjë 100 paraqitje për Liverpoolin, ndërsa tani punon si agjent, i cili këshillon adoleshenentë të shumtë që vijnë nga Brazili.

Exit mobile version