UBT News

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Chelseat në radarin e Interit pasi Buchanan ka nevojë për operacion

Mbrojtësi i Interit, Tajon Buchanan, do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni pasi pësoi një lëndim të rëndë me kombëtaren e Kanadasë, ndaj “Nerazzurrët” thuhet se kanë vënë syrin te Marcos Alonso dhe Layvin Kurzawa.

Interi është në kërkim të zëvendësuesve për yllin kanadez Buchanan, i cili pësoi një dëmtim të rëndë me kombëtaren e tij të martën teksa përgatitej për çerekfinalen e Kupës së Amerikës.

Buchanan do të ketë nevojë për operacion, kështu që ai do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushës për pesë deri në gjashtë muaj. Prandaj, kampioni i Serie A ka filluar tashmë të kërkojnë një mbrojtës të ri të krahut të majtë.

Marcos Alonso, një ish-lojtar i Fiorentinas, Chelseat dhe Barcelonës, është një opsion për Beppe Marottan dhe Piero Ausilion. Spanjolli sapo është larguar nga Barcelona pas dy vitesh në klub dhe është në dispozicion si transferim i lirë.

Mbrojtësi i majtë francez Kurzawa është një tjetër opsion dhe ai është gjithashtu i disponueshëm si një transferim i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me PSG.

Kurzawa i është ofruar tashmë disa klubeve të Serie A, por mungesa e kohës së tij të lojës gjatë viteve të fundit i ka dekurajuar skuadrat italiane që të bëjnë oferta në këtë fazë.

Exit mobile version