UBT News

Ish-luftëtari i Wagner ‘vritet me çekiç pasi u përpoq të ikte nga lufta’

Një ish mercenar rus, i cili u largua nga grupi Wagner ndërsa luftonte në Ukrainë, është ekzekutuar me çekiç sipas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

Dmitry Yakushchenko, 44 vjeç, dyshohet se u vra nga anëtarët e grupit mercenar pasi u përpoq të ikte nga lufta.

Videoja u publikua në Telegram nga Grey Zone orët e fundit.

Në të, z. Yakushchenko thotë se ai ka lindur në Krime dhe iu bashkua Grupit Wagner pasi u lirua nga burgu.

“Unë po planifikoja të gjeja një boshllëk, thjesht, siç thonë, të ikja”, tha ai, duke shtuar se “nuk ishte lufta e tij” dhe se ai planifikoi të largohej.

Në pamjet, z. Yakushchenko shfaqet me kokën e ngjitur në një mur me tulla, ndërsa një person i paidentifikuar i veshur me kamuflazh qëndron pas tij duke mbajtur një çekiç.

Viktima më pas shfaqet duke recituar emrin dhe vitin e lindjes.

“Isha në rrugët e qytetit të Dnipros ku u godita në kokë dhe humba ndjenjat, u zgjova në këtë dhomë dhe më thanë se do të gjykohesha”, tha ai.

Pas kësaj, ai besohet se është vrarë, megjithëse videoja është e paqartë./UBTNews/

Exit mobile version