Dmitry Medvedev, presidenti i fundit i Rusisë, postoi një mesazh të fuqishëm në Telegram, mëngjesin e së hënës.
“Shpesh më pyesni pse postimet e mia në Telegram janë kaq të ashpra. Përgjigja ime është sepse i urrej. Ata janë bastardë. Na duan vdekjen neve, Rusisë. Dhe përderisa të jem gjallë, do të bëjë gjithçka t’i zhdukë”, deklaroi Medvedev.
Objektivi i komenteve të zëvendëskryetarit aktual të këshillit të sigurisë nuk dihet qartë. Por besohet që deklaratat të jenë thënë për Ukrainën dhe Perëndimin.
Medvedev udhëhoqi Rusinë mes viteve 2008-2012./UBTNews/