UBT News

Ish-këshilltari politik i Wesley Clark: Nuk e kam lexuar aktakuzën

Edhe sot në gjykatoren e Hagës u paraqit dëshmitari i mbrojtjes së Hashim Thaçit, ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee i cili sot deklaroi se nuk e ka lexuar aktakuzën në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi.

Ai gjatë dëshmisë së tij tha se e kishin përshtypjen se në Kosovë nuk kishte një strukturë të konsoliduar të komandës dhe nuk ishte dikush në nivel të lartë që jepte urdhra.

Ndërsa, pasditen e sotme ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee e përfundoi dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ishte pyetja prokurores, Silvia D’Ascolin nëse Durkee e ka lexuar aktakuzën dhe e dinë përmbajtjen e saj, për çka ish-këshilltari politik i Clark tha se nuk e ka lexuar aktakuzën dhe nuk është në dije se me çka i ngarkon kjo aktakuzë katërshen e UÇK-së.

Jo nuk e kam lexuar….Jo nuk e di”, u shpreh ai.

Ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se UÇK nuk kishte një zinxhir të konsoliduar komande në kuptimin e koordinimit të drejtpërdrejtë të komandës siç domethënë në ushtrinë perëndimore.

Ne kishim këtë përshtypje që nuk kishte një strukturë solide ose të konsoliduar komandës që dikush të ishte në nivel të lartë në Prishtinë dhe të jepte urdhra të cilat më pas do të çonin në veprime ose në operacione të caktuara në terren nëpër zona operative. Komandantët e zonave operative kishin autonomi të konsiderueshme dhe ekzistonte vullneti i tyre për të vepruar me kokën e tyre kur ata e mendonin të përshtatshme. Nuk kishte një zinxhir të konsoliduar komande në kuptimin e koordinimit të drejtpërdrejtë të komandës siç domethënë në ushtrinë perëndimore”, tha ai.

Në pyetjen nëse Thaçi kishte autoritet ta ndalonte dhunën, ish-këshilltari politik i Clark deklaroi se Thaçi nuk e kishte këtë autoritet.

Nuk kishte kompetencë, nuk kishte autoritet Hashim Thaçi ta bërë këtë gjë atëkohë…sepse në ato ditë pas tërheqjes së forcave serbe UÇK ishte në mes të situatës që duhet të realizonin sipërmarrjet dhe premtimet që kishin dhënë KFOR së bashku me gjeneralin Jackson”, deklaroi ai.

Durke tha se Hashim Thaçin kur e kishte takuar në Mons të Belgjikës, ky i fundit ishte identifikuar vetëm si udhëheqës i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe jo si komandant. Ndërsa, kur nga ZPS-së u pyet nëse e dinte që Hashim Thaçi ishte themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmitari deklaroi se nuk e dinte.

Mendoj që ai ishte identifikuar në raportime publike si udhëheqësi i të ashtuquajturës Drejtori Politike e UÇK-së… Nuk mendoj se në atë kohë kishim njohuri apo informacione të shumta lidhur me informacionin dhe zhvillimin e UÇK-së dhe kjo deri në gjatë vitit 1998-99…Nuk e dija …Në kohën kur jemi takuar me Thaçin në Mons, nuk besoj që ai ishte identifikuar si një person udhëheqës apo komandant i Shtabit të Përgjithshëm. Ai ishte identifikuar si një udhëheqës dhe po citoj i Drejtorisë Politike të UÇK-së. Do të ishte e ndarë natyrisht nga Shtabi i Përgjithshëm”, tha Durkee.

Ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e nisi pasditen e së mërkurës. Para Durkee gjatë kësaj jave u dëgjua edhe dëshmia e ish-të dërguarit të posaçëm i SHBA gjatë kohës së luftës në Kosovë, Christopher Hill.

Të hënën më 17 nëntor në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve dëshminë e tij do ta jep ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Wesley Clark.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim prej nëntorit 2020, nën akuzat për kinse për krime të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm. /KP

Exit mobile version