UBT News

Ish-këshilltari i NATO-s vazhdon dëshminë në Hagë

E përditësuar:

07:50

Në Gjykatën Speciale në Hagë kjo javë nisi me ish-këshilltarin e NATO-s John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojta e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Dita e dytë po vazhdon sot me dëshminë e tij para trupit gjykues, e cila pritet të fillojë nga ora 09:45, sipas orës tonë lokale.

Siç kishte dëshmuar ish-diplomati amerikan, James Rubin, e më pas Paul Williams. Duncan, si dëshmitar i tretë, konfirmoi atë që kishin thënë edhe paraprakët e tij që ish-presidenti Hashim Thaçi kishte një rol politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së./S.K/EO/

 

Exit mobile version