UBT News

Ish-këngëtarja, tashmë kreatorja e njohur, Victoria Beckham zbuloi detaje nga koleksioni i saj i ri

Kreatorja e mirënjohur, Victoria Beckham ka zbuluar detaje nga koleksioni i saj i ri pranveror, pjesë e të cilit është edhe grimi.

Për shumë vite me radhë ajo ka krijuar veshje elegante për femra. Secilin vit ajo sjell pjesë ‘të harruara’ duke i shndërruar ato në moderne. Në koleksionin e saj është dizajni me kuadrate, që hyn te stilistet e modës së lartë.

Sa i përket grimit ajo tregoi të preferuarën e saj, duke theksuar sytë me ngjyrë bordo. Ajo këtë e shprehu në llogarinë e saj në Instagram: “Bordeaux është kthyer! Një nga nuancat e mia të preferuara”./UBTNews

Exit mobile version