Fotografitë: JD MALAT GALLERY
Kojo Marfo është një kasap, i kthyer në një artist të vendosur për t’i treguar botës për rëndësinë e lopëve.

“Lopa ndërton civilizime”, thotë Marfo. “Në Ganë ne i përdorim ato për të lëruar tokën dhe nëse keni dy deri në tre kafshë, ju mund të merrni një grua të bukur të martohet me ju”.
Vlerësimi i tij për lopët filloi në fëmijëri në Ganën rurale, ku ai u rrit nga nëna dhe gjyshja e tij, pasi u rrit ai transferua në Nju Jork për punë afatshkurtër si kasap.
“Në të vërtetë isha i pashpresë. Dija aq pak për mishin, sa do të mashtroja”, thotë 41-vjeçari. Në ekspozitën e tij të parë në galerinë JD Malat të Londrës, të gjitha veprat e tij u shitën në muajin e parë.
Kurse, në ekspozitën e tij të dytë, Dreaming of Identity, të gjitha veprat e tij u kapën fluturimthi deri në fund të ditës së parë.
KultPlus