Një ish-kardinal katolik akuzohet si i dyshuar për sulm seksual ndaj një 16-vjeçari në vitet e 70-ta.
Theodore McCarrick, pas një hetimi për abuzim në vitin 2019, tani po përballet edhe me akuza të tjera.
Ai është zyrtari më i lartë katolik amerikan që përballet me akuza kriminale siç është abuzimi seksual, ka thënë avokati i viktimës.
Ish-kryepeshkopi i Uashington DC ka thënë më parë se ai nuk e mban mend se ka pasë ndonjë abuzim siç pretendohet.
Në padinë e re, McCarrick akuzohet se ka sulmuar dhe abuzuar me një djal, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, prej vitesh.
Sipas dokumenteve të gjykatës, të raportuara për herë të parë nga gazeta Boston Globe, burri që ka deklaruar se ishte abuzuar u tha hetuesve se McCarrick kishte qenë një mik i familjes.
Në vitin 2019, McCarrick u largua nga pozita pas një hetimi kjo për shkak se ai për dekada me radhë kishte akuza për abuzim seksual, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.