UBT News

Ish i dashuri i Sarah Harding thotë se e ndjera ëndërronte të bëhej nënë

Ëndrra e këngëtares dhe aktores Sarah Harding ishte të bëhej nënë. Këtë e zbuloi ish i dashuri i saj, Chad Johnson.

Chad që u njoftua me aktoren Sarah në “Celebrity Big Brother” në vitin 2017, beson se ajo do të ishte një nënë e mrekullueshme – dhe foli me pikëllim që ajo s’arriti ta realizonte ëndrrën e saj.

Në një intervistë ekskluzive për “The Sun”, aktori 34-vjeçar tha: “Sarah donte të bëhej nënë, por s’arriti ta realizonte këtë ëndërr. Ndihem keq. Gjithmonë mendoja se do të ishte nënë e mrekullueshme. Ajo i donte fëmijët”.

Harding ka vdekur në moshën 39-vjeçare pas një beteje me kancerin e gjirit. Ajo kishte bërë të ditur në gusht të vitit 2020 se ishte diagnostikuar me këtë sëmundje, që i ishte përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit./UBTNews

Exit mobile version