UBT News

Ish-gruaja e Jeff Bezos ndahet edhe nga bashkëshorti i dytë

Filantropja miliardere MacKenzie Scott ka dorëzuar kërkesë për divorc nga ish-bashkëshorti i saj i dytë pas më pak se dy vjetësh martesë.

Scott, një nga njerëzit më të pasur në botë, u martua me mësuesin e shkencës Dan Jewett vitin e kaluar, pasi u divorcua nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos në vitin 2019.

Scott paraqiti një kërkesë për divorc në Gjykatën e Lartë të King County në shtetin e Washingtonit të hënën, sipas zyrës së nëpunësit të gjykatës.

Lajmi së pari u raportua nga The New York Times të mërkurën.

Në vitin 2021, çifti ka shpallur bashkimin e tyre martesor pa shumë bujë dhe përmes një mesazhi në faqen e tyre të internetit për Giving Pledge, një organizatë filantropike që inkurajon njerëzit më të pasur në botë të japin shumicën e pasurisë së tyre për qëllime bamirësie./UBTNews/

Exit mobile version