UBT News

Ish-gruaja e Jeff Bezos-it dhuroi 3.8 miliardë dollarë për 465 organizata që nga qershori

WEST HOLLYWOOD, CA - FEBRUARY 26: (L-R) CEO of Amazon Jeff Bezos and writer MacKenzie Bezos attend the Amazon Studios Oscar Celebration at Delilah on February 26, 2017 in West Hollywood, California. (Photo by Jerod Harris/Getty Images)

Mackenzie Scott tha të mërkurën se që nga qershori ajo ka dhuruar më shumë se 3.8 miliardë dollarë për 465 organizata.

Scott tha se fokusi i ekipit të saj në nëntë muajt e fundit ishte që t’iu ndihmonin njerëzve të nënpërfaqësuar nga prejardhje dhe komunitete të ndryshme. Sipas postimit, filantropistja miliardere dha para për edhe për organizatat që ndihmojnë fëmijët në rrezik, minoritetet, refugjatët dhe çështje të tjera.

Scott, ish-gruaja e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, kohët e fundit i dha 436 milionë dollarë për organizatën joqeveritare “Habitat for Humanity” – donacioni i saj më i madh i njohur deri më sot – dhe 133.5 milionë dollarë për komunitetet jofitimprurëse arsimore në shkollë./UBTNews/

Exit mobile version