UBT News

Ish-dadoja tregon sesi aktori zbuloi tradhëtinë e supozuar të Olivia Wilde

Së fundmi, ish dadoja e fëmijve të Jason Sudeikis dhe Olivia Wilde ka treguar se si aktori zbuloi tradhëtinë e saj.

Në një intervistë për Daily Mail, ish-dadoja tregoi se Jason pa mesazhet e Olivia me Harry Styles në Apple Watch e saj.

”Të hënën në mëngjesin e 9 nëntorit, kur u ktheva nga një fundjavë pushimi, Jason po qante shumë. Ai nuk e dinte fare se çfarë kishte ndodhur”, tha ajo. “Pasi i bëmë gati fëmijët, Jason u ngjit lart për kafe. Ai po qante dhe  filloi të thoshte: “Ajo na la. Ajo na la!”

Sipas Daily Mail, Sudeikis e ndaloi stafin të lëshonin muzikën e Harry Styles në shtëpi. Mirëpo, si Sudeikis ashtu edhe Wilde i quajtën deklaratat e dados “të rreme “. Ata pretenduan se gruaja ka orkestruar një “fushatë ngacmimi 18-mujore”.

“Si prindër, është tepër shqetësuese të mësosh se një ish-dado e dy fëmijëve tanë të vegjël ka vendosur të bëjë publikisht akuza të tilla të rreme për ne”, tha ish-çifti për Page Six të hënën.

“Fushata e saj 18-mujore e ngacmimit ndaj nesh, si dhe njerëzve tanë të dashur, miqve dhe kolegëve, ka arritur kulmin. Ne do të mbetemi të fokusuar në rritjen dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë. Urojmë që ajo do e lej të qetë familjen tonë”./Lapsi.al

Exit mobile version