Ish-bashkëshortja e politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviq, Marina Ivanoviq tha se në seancën e radhës është thirrur si dëshmitare e rastit.
Por ajo shtoi se veç kur erdhi në seancë e kuptoi se është palë e dëmtuar, e që sipas saj, kjo e bënë të jetë e papërgatitur për fjalën hyrëse.
Ajo tha se nuk është e përgatitur për fjalën e saj hyrëse.
“Së pari të ju sqaroj situatën unë e kam marr ftesën dhe duhet të paraqitem në cilësinë e dëshmitares dhe jam e pa përgatitur dhe tani e morra vesh se jam e ftuar si e dëmtuar, dhe jam e papërgatitur dhe kjo për mu është dicka që nuk kam qenë e udhëzuar dhe nuk e kam kuptuar”.
Mirëpo Gjyqtari Valon Kurtaj tha se e kanë për obligim ta procedojnë rastin para, raporton EO.
“Ju do të përgatitemi për fjalën hyrëse seancën e radhës dhe nëse nuk jeni e gatshme për nesër ose e caktojmë datën tjetër dhe vazhdojmë me pjesën tjetër të procedurës”.
Avokati Tome Gashi tha se Ivanoviq është dashtë të lajmërohet se fjala hyrëse e saj nuk është provë.