UBT News

Ish-bashkëshorti i divës Mariah Carey, mburret me numrin e madh të fëmijëve tij

Ish-bashkëshorti i këngëtares Mariah Carey, Nick Cannon, në një intervistë tha se të 7 fëmijët e tij ishin të planifikuar, dhe se nuk kishte asnjë rastësi!

Nick Cannon u bë baba i fëmijës së tij të shtatë, fëmija i tij i katërt në një vit, me Alyssa Scott, njoftoi modelja së fundmi.

Në emisionin e tij të radios Power 106 ai tha “i ka pasur këta fëmijë me qëllim”.

“Më besoni se ka shumë femra që unë mund të kisha lënë shtatzënë, por nuk e bëra”, tha Cannon. “Ato që mbetën shtatzënë janë ato që supozohej të mbeteshin shtatzënë”.

Cannon më parë mirëpriti djemtë binjakë, Zion Mixolydian dhe Zillion Heir, me Abby De La Rosa më 14 qershor. Për më tepër, ai mirëpriti vajzën Powerful Queen në dhjetor me Brittany Bell, me të cilën ai gjithashtu ndan djalin 4-vjeçar Golden “Sagon”.

Ai gjithashtu ndan binjakë 10-vjeçarë, djalin Maroccan dhe vajzën Monroe, me ish-gruan Mariah Carey, 51 vjeç.

Të shtunën e kaluar, Scott njoftoi lindjen e djalit të saj tri foto në Instagram, dy prej të cilave tregonin djalin e porsalindur në krahët e saj. “Unë do të të dua përjetësisht”, mbishkroi ajo imazhet.

Lajmi i shtatzënisë erdhi pasi Scott konfirmoi se Cannon është babai i foshnjës së saj në një fotografi të lindjes që më pas ishte fshirë, të cilën ajo mbishkroi me emrin e djalit të tyre, Zen S. Cannon./UBTNews

Exit mobile version