UBT News

Ish-agjenti i FBI-së: Reagimi ndaj të shtënave ishte një sukses i sigurisë

Daniel Brunner, ish-agjent special i FBI-së në pension, tha për BBC News se veprimet e Shërbimit Sekret pas të shtënave duhet të konsiderohen si një “sukses i sigurisë” dhe se agjentët menaxhuan një “ngjarje shumë të sigurt”.

“[I dyshuari] u mor në mbajtje pa u qëlluar me armë; ai u rrëzua në tokë nga agjentët e tjerë. Atij i duheshin edhe dy kate për të mbërritur në sallën kryesore dhe kishte ende dyer të vulosura… ai nuk ishte askund afër sallës kur u dëgjuan të shtënat,” shpjegoi ai.

I dyshuari, Cole Tomas Allen, raportohet se kishte një dhomë në hotelin “Washington Hilton”. Brunner thotë se hetimi i FBI-së do të zbulojë se si ai arriti të lëvizte “nga dhoma e tij e hotelit në atë zonë pa u diktuar, nëse mbante me vete një pushkë apo lloje të tjera armësh”.

Sipas tij, në atë hotel hyjnë dhe dalin gjatë gjithë kohës një “numër i madh njerëzish” dhe shton: “Nuk mund të kontrollosh valixhen e çdo personi”.

“Nëse ky individ i ka çmontuar armët e tij dhe i ka paketuar në një valixhe, ai do të dukej si çdo person tjetër që regjistrohet në hotel,” përfundoi ish-agjenti. /BBC/

Exit mobile version