Mesfushori i Real Madridit Isco, dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Sevillas, raporton “AS”.
28 vjeçari ka qenë gjithashtu i lidhur me një transferim të mundshëm tek skuadrat si Arsenal dhe Everton, por ai preferon të bashkohet me ish trajnerin e tij tek Real Madridi, Julen Lopetegui, përsëri në stadiumin “Ramon Sanchez-Pizjuan”.
Pavarësisht kësaj, “Galaktikët” nuk dëshirojnë ta shesin Iscon, ku Zinedine Zidane dëshiron me çdo kusht të mbajë çdo lojtar në skuadër, pasi që klubi madrilen është duke pasur probleme me lëndime të shumta.