Juventusi dhe Milani janë duke menduar ta afrojnë mesfushorin spanjoll Isco, i cili ndihet i palumtur në Real Madrid.
Dy gjigantët italianë Juve dhe Milan pritet të garojnë për shërbimet e yllit të Real Madridit në afatin kalimtar të janarit.
Isco nuk është më në planet e Real Madridit dhe është i pakënaqur me minutat e pakët që trajneri Carlo Ancelotti është duke ia dhënë.
Dhe duke e parë të ardhmen e tij të pasigurt, bardhezinjtë dhe kuqezinjtë kanë shfaqur interesim për ta transferuar atë në afatin kalimtar të janarit.
29-vjeçari i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje për madrilenët deri tani këtë sezon.