Ish-ylli i Real Madridit, Isco ka zbuluar se drejtori sportiv i Sevillas, Monchi e kishte sulmuar atë në zyrat e klubit vitin e kaluar pas një argumenti të ashpër.
Isco ka treguar arsyen e vërtetë që qëndron prapa largimit të tij nga Sevilla në dhjetorin e vitit të kaluar, pas vetëm katër muajve në klub.
Dikur shihej si njëri prej yjeve të futbollit spanjoll, tani Isco është pa klub që shtatë muaj, pas largimit nga Sevilla, që ndodh për shkak të një përplasje me drejtorin sportiv të Sevillas, Monchin në zyrat e klubit.
“Unë i thashë atij që je gënjeshtari më i madh që e kam njohur ndonjëherë në botën e futbollit dhe ai më sulmoi mua. Ai erdhi pas meje, më kapi për fyti dhe njerëzit aty duhej të ndërhynin për të na ndarë neve. Siç mund ta kuptoni, pas kësaj, unë nuk doja të qëndroja më aty”, tha Isco.
Isco, fitues i La Ligas dhe Ligës së Kampionëve me Real Madridin, tha se argumenti nisi pasi që Monchi filloi t’iu tregonte mediave që ai dëshironte të largohej nga Sevilla. Isco tha se nuk e kishte në mendje të largohej, por se klubi e detyronte atë pasi që kishte probleme financiare, dhe se Monchi e thërriste çdo ditë për ta bindur që ta prishte kontratën.