UBT News

Isaac Herzog merr detyrën si presidenti i ri i Izraelit

 Ish-udhëheqësi i laburistëve Isaac Herzog (61 vjeç) do të marrë sot  detyrën si presidenti i ri i Izraelit duke zëvendësuar Reuven Rivlin, pas përfundimit të mandatit të tij shtatëvjeçar.

Herzog do të bëjë betimin para 120 deputetëve të Knesset, të thirrur për një seancë solemne në prani të personaliteteve politike, shoqërore dhe fetare të vendit.

Më pas, ai do të pritet nga Rivlin në pallatin presidencial në Jeruzalem për dorëzimin zyrtar të detyrës.

Herzog është nipi i kryerabinit izraelit Yitzhak Herzog dhe djali i presidentit të gjashtë të Izraelit, Haim Herzog (1983-93).

Në vitet e fundit ai ka qenë president i Agjencisë Hebraike dhe në këtë funksion ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me komunitetet hebreje të diasporës.

Herzog është presidenti i njëmbëdhjetë i Izraelit.

Exit mobile version