Jeta private e modeles ruse, Irina Shayk ka qenë subjekt i thasheshemeve, e sidomos kohën e fundit kur edhe u përfol për një romance mes saj dhe reperit Kanye West.
Modelja 35-vjeçare më në fund theu heshtjen, dhe komentoi raportin e saj me reperin gjatë një interviste në Highsnobiety.
“Nesër do të qarkullojnë thashetheme se unë po takohem me dikë tjetër, në rregull? Pastaj një ditë më vonë do të jetë dikush tjetër. Shiko, gjithmonë është dikush, dhe këtë pjesë unë po e mbaj për vete”, deklaroi modelja.
Modelja dhe reperi u panë bashkë së pari në muajin qershor, kur Shayk e shoqëroi atë në jug të Francës në ditëlindjen e 44-të, ku qëndruan për tri netë në shtëpinë e tij, Villa La Coste.
Një burim pati deklaruar atë kohë për revistën People “se ata njihen profesionalisht prej vitesh. Ai filloi ta ndiqte atë disa javë më parë. Kanye është një djalë bindës. Ai u shoqërua me të në qytetin e New Yorkut para se të festonin ditëlindjen e tij në Francë”.
Javën e kaluar një burim i tha revistës People se ata u ndanë, duke shtuar se “lidhja e tyre e shkurtër nuk ishte serioze”./UBTNews