Ushtria e Iranit ka zhvilluar një sërë ushtrimesh afër kufirit me Azerbajxhanin, si tregim force në mes tensionesh me këtë vend fqinj.
Televizioni shtetëror ka shfaqur këtë të premte pamje të tankeve, helikopterëve, artilerisë dhe ushtarëve që janë vendosur në një zonë në veriperëndim të vendit, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Ushtria ka thënë se ishte duke testuar një prodhim vendor të dronëve me rreze të gjata dhe “arritjet” e tjera për herë të parë.
Irani ka thënë hapur se është i brengosur me lidhjet ushtarake të Azerbajxhanit me armikun e vet Izraelin.