UBT News

Irani liron nga burgu regjisorin e njohur

Regjisori iranian, Mohammad Rasoulof është liruar pas më shumë se gjashtë muajsh burgim në burgun famëkeq Evin të Teheranit, njoftoi të hënën agjencia e lajmeve, Eghtesad Online.

Edhe gazeta e njohur reformiste, Shargh, raportoi se Rasoulof zyrtarisht u lirua nga burgu. Megjithatë nuk u përmend ndonjë datë apo informacion tjetër.

Ai u arrestua në korrik të vitit 2022 për kritikat ndaj shtypjes së protestave nga ana e Qeverisë. Protestat u mbajtën në qytetin jugperëndimor të Abadanit pas shembjes së një ndërtese që la mbi 40 të vdekur.

Rasoulof ishte në mesin e një grupi prej të paktën 70 personash nga industria iraniane e filmit, të cilët kishin botuar një letër të hapur dhe postuar në rrjetet sociale duke u bërë thirrje forcave të sigurisë së vendit të tyre të linin armët./UBTNews/

Exit mobile version