UBT News

Irani liron aktoren Taraneh Alidoosti e cila u arrestua për mbështetje të protestave

Një aktore e famshme iraniane, e cila u arrestua nën akuzat për përhapje të gënjeshtrave muajin e kaluar pasi mbështeti protestat njëmujore mbarëkombëtare, është liruar me kusht, raportojnë mediat lokale.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, Taraneh Alidoosti, ylli i filmit fitues të çmimit Oscar, “The Salesman”, u lirua me kusht të mërkurën.

Alidoosti u burgos më 17 dhjetor pas një postimi në Instagram përmes së cilit shprehu solidaritetin me personin e parë që u ekzekutua nën dyshimet për krime të kryera gjatë protestave mbarëkombëtare, të cilat shpërthyen në shtator pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgimin e policisë së moralit.

Ajo ishte në mesin e disa të famshëmve iranianë që treguan mbështetje për protestat, duke kritikuar shtypjen e dhunshme të autoriteteve ndaj disidencës. Qe katër muaj që nga nga vdekja e Aminit, Irani u përball me protestat më të mëdha që nga revolucioni i vitit 1979./UBTNews/

Exit mobile version