Irani dhe Zelanda e Re kanë barazuar 2:2 në ndeshjen e parë të Grupit G në Kupën e Botës 2026, që po zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Përballja ishte e luftuar deri në fund, me Zelandën e Re që kaloi dy herë në epërsi, por iranianët arritën të riktheheshin në rezultat në të dy rastet.
Sulmuesi Elijah Just ishte protagonisti kryesor për Zelandën e Re, duke realizuar në minutën e 7-të dhe të 54-t. Megjithatë, Irani reagoi shpejt përmes Ramin Rezaeian dhe Mohammad Mohebi, të cilët shënuan golat që i siguruan ekipit të tyre një pikë të vlefshme.
Pas përfundimit të ndeshjeve të para në Grupin G, renditja mbetet plotësisht e barabartë. Të katër kombëtaret e grupit kanë nga një pikë, pasi edhe ndeshja tjetër e grupit mes Belgjika dhe Egjipti përfundoi pa fitues.
Ky fillim i baraspeshuar premton një garë të fortë për kualifikimin në fazën tjetër, me çdo pikë që pritet të ketë peshë të madhe në vazhdim të turneut.
D.L
Foto: Koha
