Xhudistja kosovare Distria Krasniqi arriti të fitojë medaljen e artë në Grand Prix Almada të Portugalisë.
Në rrugën drejt së artës, në raundin e parë Distria ishte e lirë, kurse në raundin e dytë e mposhti me Wazaari dhe tri dënime për Ippon francezen Leonie Gonzalez. Në gjysmëfinale, Krasniqi e mposhti me Ippon xhudisten portugeze Joana Doigo.
Ndërkaq, Distria Krasniqi e siguroi medaljen e artë në këtë garë duke e mposhtur në finale xhudisten nga Kroacia, Ana Viktorija Puljiz.
Në luftën kundër kroates Ana Viktorija Puljiz, Krasniqi arriti ta fitojë me Ippon, ku edhe është zgjedhur si Ipponi i dytë më i mirë në Grand Prix Almada të Portugalisë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF).